Magazinim Mallrash
ShehuTrans ju ofron gjithashtu edhe magazinim të përkohshëm mallrash në ambjentet tona të mbyllura, në magazinë apo sipas nevojave tuaja; në kontenierët që ndodhen në fushën e parkut , ose edhe në ambjent të hapur. Parku dhe magazina, apo edhe fusha e parkut ku ndodhen kontenieret, janë ambjente tepër të sigurta nën mbikqyrjen e stafit tonë 24/24 orë. ShehuTrans mban përgjegjësi deri në pikën e fundit për ruajtjen e mallrave tuaja deri në përfundim të procedurave me autoritetet shtetërore ose doganore.
Shërbime Logjistike
Në rastet kur importuesit apo bizneset që importojnë një ngarkesë të madhe në një mjet të vetëm (me nje trailer apo kontenier) dhe pastaj dëshirojnë që ta shpërndajnë mallin e tyre me sasi te vogël apo volume të vogla në rrethet e Shqiperisë sipas nevoja tuaja( ose në raste të ngjashme), ShehuTrans ju ofron një shërbim të plotë në fushën e logjistikës: transportin, ngarkim-shkarkimin dhe magazinimin e përkohshëm, ndarjen dhe sistemimin e mallrave tuaja, transportin dhe sedicionin e mallrave ne destinacionin e duhur në cdo cep te Shqiperisë .
Ne ju ofrojmë fuqinë punëtore dhe mjetet e punës profesionale për ngarkim - shkarkimin e mallrave tuaja me profesionalizëm dhe me një siguri maksimale nga stafi ynë!