
Firma ShehuTrans është një nder firmat e vetme të transportit në Shqipëri që ofron transport mallrash për klientët e saj me një gamë mjetesh të ndryshme duke filluar nga 200 kg deri në 24 ton për mjet.
Në këtë mënyrë ne kemi bërë të mundur që t’iu propozojmë mjetin më të përshtatshëm për nevojat e transportit që ju dëshironi me cmimet më të lira në Shqipëri dhe Europë, duke ju garantuar një transport të besueshëm, të shpejtë dhe të sigurtë.
Furgoni i mallrave është një mjet shumë praktik dhe tepër i manovrueshëm brenda qytetit. Gjithashtu, ai është i shpejtë për transportin e mallrave me volume te vogla dhe të peshave te lehta.
Mjet ideal për shërbime logjistike apo për furnizimin e ndërmarrjeve me sasi të vogla. Furgonat hyjnë në kategorinë e mjeteve që nuk kanë nevojë për autorizim qarkullimi brenda qytetit nga autoritetet përkatëse.
Kamioncinat e transportit ndahen në dy kategori sipas peshës mbajtëse dhe volumit të ngarkesës:
Kategoria 1 - PTAC 3t500 ---- janë kamioncina që hyjnë te mjetet e lehta . Për transportet brenda qytetit nuk kanë nevojë per autorizime nga autoritetet përkatëse. Volumi i madh i kontenierit dhe dyshemeja e sheshtë i favorizon kamiocinat për transportin e baletave dhe transferimin e banesave.
Kategoria 2 - janë kamiocina që e kanë peshën mbajtëse më të madhe se PTAC 3t500 dhe për këtë arsyje, për transportet brenda qytetit duhen te pajisen me një autorizim qarkullimi nga autoritetet përkatëse.
Kamionat e transportit janë mjete të rënda që ndahen sipas kategorive të tonazhit, duke filluar nga kategoria I 6.5 tn, kategoria II 12 tn dhe kategoria e III 19 tn.
Kamionet e transportit janë mjete që na mundësojnë transportin e ngarkesave të tonazhit të lartë dhe volumit të madh. Janë mjete ideale për transport paletash dhe për furnizimin e ndërmarrjeve me një kapacitet të lartë ngarkese.
Për transportin e mallrave brenda qyteteve me kamion nevojitet autorizimi i qarkullimit nga autoritetet përkatëse
Trailerat e transportit janë mjete të rënda nga 19 deri ne 22 t ngarkesë. Këto mjete mundësojnë transportimin e tonazhit të lartë në kryesisht distanca të mëdha, por jo vetëm.
Kjo kategori mundëson transportimin e paletave dhe të objekteve të ndryshme me tonazhitet të lartë. Janë ideale për transportet ndërkombëtare por edhe kombëtare në distanstanca të largëta me tonazhitet të lartë.
Traileri i transportit është një nga mjetet më të mëdha i autorizuar në akset rrugore.
Rimorkiot mundësojnë transportin e cfaëdolloj volumi apo objekti. Peshat mbajtëse të këtij lloj mjeti janë shumë të favorshme për ngarkesat e rënda dhe për mallrat me dimensione të jashtëzakonshme.
Për ato raste kur e vetmja mënyrë për transportin e orendive ose pajisjeve është nga ballkoni ose dritarja, ShehuTrans vendos në dispozicionin tuaj një autoshkallë me lartësi deri në 14 kate dhe me kapacitet 850 kg. Në këtë mënyrë transferimi i banesave, ndermarrjeve, bizneseve bëhet akoma më i lehtë dhe i shpejtë, brenda kushteve të sigurisë maksimale dhe me cilësi.