Të transferosh banesë është gjithmonë e lodhshme dhe e bezdisshme.Na lini t’ju heqim një pjesë të lodhjes dhe bezdisjes duke na besuar transportimin e shtepisë tuaj më lirë dhe më shpejt.
Të transferosh banesë, shtëpi, apo bisneze është gjithmonë e lodhshme dhe e bezdisshme, prandaj na lini neve t'iu heqim një pjesë të lodhjes dhe bezdisjes duke na besuar transportimin e shtepisë apo bisnesit tuaj me një kosto më të lirë dhe me shërbim të kënaqshëm dhe të shpejtë.
Në qytete si Tirana , Durrësi, Vlora etj. të transferosh banesë shpesh here mund të jetë e vështirë ; shkallë të vogla e të ngushta, mobilje të gjëra dhe elektro-shepijake të rënda etj. Cmontimi mund të jetë një zgjidhje jo shumë e favorshme, por ndodh që shumë herë nuk është e mundur dhe e vetmja zgjidhje është ti levizësh nga ballkoni ose dritarja. Në raste të tilla ne ju mundesojmë përdorimin e Auto-shkallës me një kapacitet 850 kilogram për objekt dhe me një lartësi 14 kate, por jo vetëm kaq. ShehuTrans vendos në dispozicion mjetin më të përshtatshëm duke marrë parasysh volumin dhe peshën e objekteve që keni për të transferuar.
Ajo cfarë ne ofrojmë është transferimi më i thjeshtë i banesave me nje kualitet shërbimi të lartë . Stafi jonë i trasferimeve përbehet nga punetorë të aftë me një përvojë prefesionale në këtë fushë. ShehuTrans ju mundëson edhe magazinimin e mallrave për një afat të përkohshëm dhe ambalazhimin e mallrave delikate gjatë transportit, ngarkim -shkarkim etj .
Për transferimet e banesave brenda Tiranës ShehuTrans ju ofron Auto-shkallen falas.
Ne ju garantojmë efikasitet, korrektësi dhe shpejtësi në cdo rast dhe në varësi të shtëpisë suaj(qoftë kjo shtëpi private apo apartament; shtëpi në qendër apo zyrë biznesi).