Për t’ua lehtësuar sa më shumë procedurat burokratike doganore Shehu trans ju ofron shërbime si asistencë doganore, asistencë administrative për të gjitha procedurat dhe formalitetet në doganë.
ShehuTrans ju ofron një asistencë të plotë në procedurat burokratike doganore. Agjentët e stafit tonë kanë një
eksperiencë të gjerë në fushën e operacioneve doganore dhe ne jemi vazhdimisht në marrëdhënie profesionale me autoritetet doganore dhe legjislacionin shqipetar . Kjo bëhet për t'ua lehtësuar sa më shumë procedurat doganore të Import /Export-it apo tranzitin e mallrave tuaja me një kosto minimale proceduriale, si dhe për një kënaqësi maksimale të klientëve tanë. Agjentët e stafit ShehuTrans janë prezent në të gjitha pikat doganore si në: Doganën e Durrësit, Doganën e Kakavisë apo të Hanit të Hotit , në doganën e Morinit, etj. Ne ju ofrojmë një shërbim të zgjeruar të asistencës doganore dhe administrative për të gjitha procedurat dhe formalitetet e mëposhtme:
- Këshilla për klientin në përgatitjet e dokumentave që lidhen me importin dhe eksportin.
- Aplikimin, plotësimin dhe verifikimin e formularve për tranzit (Pesa v).
- Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dërgesat e importit që janë: Lista e paketimit të mallrave, faturat
origjinale, bileta litinerari, etj. - Verifikimi i dokumentacionit, përkthimi i formularëve me apostil, vëzhgimi ndaj kualifikimit të kërkuar nga projekt-ligji i miratuar nga importuesi.
- Përfundimin e pajtimit dhe ekzaminimit të procedurave dhe pagesave fiskale.
- Aplikimi dhe përgatitja e dokumentacionit të duhur për urdhërimin e clirimit nga autoritetet e legjislacionit doganor.
- Pas formaliteteve me departamentin e doganave dhe finalizimin e procedurave , ne ju ofrojmë dërgesat e mallrave tuaja në destinacionin e dëshiruar.